×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi pas tërmetit në Turqi: Kosova është e gatshme të dërgojë menjëherë ndihmë operative

    Reporteri
    24 Janar 2020 | 22:13

    Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova është e gatshme të dërgojë ndihmë operative, pas tërmetit të fuqishëm që ka goditur Turqinë.


    Thaçi përmes një postimi të bërë në Twitter, ka shkruar se zemrat e kosovarëve u drejtohen familjeve të viktimave dhe atyre të plagosurve nga tërmeti.

    “Zemrat tona u drejtohen familjeve të viktimave dhe atyre të plagosur nga tërmeti që goditi #Elazig. #Kosova është e gatshme të dërgojë ndihmë të menjëhershme operative, pasi ne qëndrojmë pranë njerëzve dhe Qeverisë së Turqisë në këto momente tragjike”, ka shkruar ai.

    Ndryshe, nga tërmeti i fuqishëm prej 6,8 shkallë të Rihterit, që ka goditur pjesën lindore të Turqisë, kanë humbur jetën gjashtë persona dhe 225 tjerë janë lënduar.

    Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 120 kilometra në verilindje të Gaziantep, në një thellësi prej dy kilometrave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!