×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi për 21-vjetorin e Mujë Krasniqit: Komandant “Kapuçi” u bë frymëzim edhe për mijëra luftëtarë të tjerë të UÇK-së

    Reporteri
    14 Dhjetor 2019 | 9:16

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përkujton 21-vjetorin nga rënia heroike e Mujë Krasniqit dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij.


    Thaçi tha se përveç se ishte një ndër luftëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tha se edhe në atë kohë Krasniqi ishte ende i pashëruar dhe në atë gjendje ishte nisur drejtë luftës.

    “Gjatë hyrjes në Kosovë, Muja dhe bashkëluftëtarët e tij kishin rënë në një pritë serbe, ku pas betejës së ashpër dhe thyerjes disa herë të rrethimit, duke u munduar që t’i tërheq luftëtarët e tij, heroikisht ra edhe vetë komandanti, njëri ndër bartësit kryesorë të luftës së UÇK-së plot një dekadë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

    Tutje Thaçi ka thënë se rënia e Mujës dhe bashkëluftëtarëve të tij ishte një goditje e rëndë për luftën tonë, por ata u bënë frymëzim edhe për mijëra ushtarë të UÇK-së.

    “Sot u bënë 21 vjet nga rënia heroike e Mujë Krasniqit dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij. Komandant “Kapuçi” ishte ndër luftëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Edhe pse ende i pashëruar, ai nuk kishte pranuar të qëndrojë larg luftës, por në kushte të rënda dimri, me plagë në trup dhe me plot armatim ishte nisur drejt frontit në Kosovë.Gjatë hyrjes në Kosovë, Muja dhe bashkëluftëtarët e tij kishin rënë në një pritë serbe, ku pas betejës së ashpër dhe thyerjes disa herë të rrethimit, duke u munduar që t’i tërheq luftëtarët e tij, heroikisht ra edhe vetë komandanti, njëri ndër bartësit kryesorë të luftës së UÇK-së plot një dekadë.Rënia e Mujës dhe e 41 luftëtarëve të tij ishte një goditje e rëndë për luftën tonë, por ata u bënë frymëzim edhe për mijëra ushtarë dhe vullnetarë që pandalshëm po i bashkoheshin radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
    Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Thaçi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!