×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi sot iu shmang gazetarëve pasi doli nga selia e Prokurorisë në Hagë

    Reporteri
    14 Korrik 2020 | 19:55

    Para disa çasteve ka përfunduar intervistimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Gjykatën Speciale në Hagë.


    Kjo është dita e dytë me radhë që presidenti është duke u intervistuar në intervale të njëjta.

    Për dallim nga dita e djeshme, presidenti Thaçi sot nuk foli para gazetarëve, shkruan Reporteri.net.

    Ai dje para medieve që po përcillnin ngjarjen tha se ka dëgjuar bisedën juridike mes avokatit dhe prokurores dhe se nuk ka asnjë koment tjetër.

    Ndryshe, Prokurori i Dhomave të Specializuara në fund të qershorit publikoi propozimin për aktakuzë ndaj presidentit Hashim Thaci, kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli, si dhe 9 anëtarëve tjerë të UÇK’së. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!