×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi takohet me Pompeon, mësohet se çfarë u bisedua

    Reporteri
    26 Shkurt 2020 | 20:52

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur në Departamentin Amerikan nga Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo.


    Thaci ka treguar se çfarë është biseduar në këtë takim.

    Bashkëbisedim briliant dhe dakordim i plotë për rrugën përpara”, shkruan Thaçi në Tuitter.

    SHBA dhe Kosova kanë lidhje të shkëlqyera dhe do të vazhdojmë ti thellojmë ato. Faleminderit Sekretarit Pompeo për përkushtimin e juaj në mbështetjen e Kosovës drejt integrimit të plotë në familjen Euro-Atlantike. Kosova është e bekuar me besim dhe partnership me SHBA’në”, shton ai.

    Më herët, Thaci është pritur në takim nga Zëvendëssekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, David Norquist.

    Thaci tha se në këtë takim, zv.Sekretari i premtoi Kosovës mbështetje për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

    /Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!