×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi takohet në Davos me këshilltarin e Trumpit

    Reporteri
    21 Janar 2020 | 19:30

    Presidenti Thaçi në margjina të Forumit Botëror Ekonomik në Davos është takuar edhe Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Trump, Robert O’Brian.


    Një takim më këshilltarin e Presidentit Trump sot është raportuar se e ka zhvilluar edhe Presidenti i Serbisë.

    Këshilltari i Trumpit, Robert O’Brian, mbrëmë ishte edhe pjesë e nënshkrimit të letrës zyrtare në mes të Aviacionit Civil të Kosovës me aviokompaninë “Lufthansa” për linjën e fluturimit Prishtinë – Beograd.

    Behet e ditur se në këtë takim, presidenti Thaçi dhe këshilltari i presidentit Trump kanë biseduar për marrëdhënien speciale në mes të Kosovës dhe SHBA-së, si dhe për përpjekjet për të arritur një marrëveshje finale të paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!