×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi thotë se Kryeministër më të dobët se Albin Kurti nuk ka pasur Kosova

    Reporteri
    27 Maj 2020 | 22:19

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vazhduar replikat e ashpra në distancë me Kryeministrin, Albin Kurti. Ky i dyti kishte thënë se Thaçi po dëshiron një Kryeministër të dobët, dhe për këtë deklaratë u pyet Thaçi, shkruan Reporteri.


    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti kur ishte shkarkuar nga Kuvendi i Kosovës, kishte akuzuar edhe Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi se e nxiti këtë veprim, pasi dëshironte një Kryeministër me të dobët që ta kontrollonte. Për këtë është pyetur sonte, Thaçi. Ai tha se Kryeministër më të dobët se Kurti nuk ka pasur, shkruan Reporteri.

    “Kryeministër ma të dobët ma të papërgjegjshëm nuk ka pasë ky vend, ma të dobët ma të papërgatitur për të udhëhequr me këtë zyrë nuk ka pasë nga viti 2001. Ka ardhë në atë yryshin e madh, në fakt murr thu në tepih dhe e shkarkoi vetën”, deklaroi Thaçi në Debat Plus.

    Ai u pyet edhe për deklaratën e Kurti se nuk do të shkarkohet më, që aludonte në një fitore bindëse në zgjedhje.

    “Është e vërtetë se s’ka mu shkarku ma, se s’ka mu zgjedh ma”, deklaroi Presidenti./Reporteri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!