×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi thotë se raporti i Komisionit Evropian nuk reflekton situatën në Kosovë

    Reporteri
    30 Maj 2019 | 17:15

    Presidenti Hashim Thaçi, ka pranuar raportin e Komisionit Evropian për Kosovën, nga shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova.


    Thaçi ka thënë se Kosova si shtet e ka prioritet shtetëror anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

    “Në funksion të këtij qëllimi janë bërë shumë reforma të suksesshme, por natyrisht ende ka sfida. Prandaj, Kosova mbetet e gatshme të bashkëpunojë dhe e përkushtuar të angazhohet në thellimin e reformave në fushat e identifikuara”, ka thënë Thaçi.

    Presidenti Thaçi ka shprehur zhgënjimin e tij që raporti merret më shumë me taksën dhe fare pak me vlerësimin real të fushave të caktuara.

    Gjuha e përdorur në raport, sipas presidentit Thaçi, e cilëson Kosovën si një shtet që pothuajse nuk ka bërë fare progres që nga shpallja e pavarësisë.

    Fraza më së shpeshti e përdorur për vlerësimin e fushave të caktuara në këtë raport është: “Kosova është në faza të hershme/fillestare në çdo fushë”.

    Ky vlerësim dhe gjuha e përdorur, sipas presidentit Thaçi, nuk reflekton në mënyrë objektive situatën në vendin tonë.

    Përderisa ne pranojmë kritikat dhe jemi të vetëdijshëm për sfidat, presidentit Thaçi ka thënë se nuk mund të lejojmë në pafundësi trajtimin jo fer që BE-ja ka ndaj Kosovës.

    Kreu i shtetit vlerëson se ky raport dekurajon vazhdimin e reformave, sidomos në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit.

    Duke folur për marrëdhëniet e BE-së me Kosovën, ai ka theksuar se BE-ja duhet të tregohet parimore dhe të mos e mbaj të izoluar Kosovën.

    Liberalizimi i vizave duhet të ndodh menjëherë dhe pa asnjë kushtëzim shtesë. Në të kundërtën, sipas presidentit Thaçi, kredibiliteti i BE-së do të dëmtohet seriozisht

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!