×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi uron Amerikën: Zoti e bekoftë miqësinë tonë

    Reporteri
    04 Korrik 2020 | 9:20

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve.


    Thaçi thotë që populli i Kosovës është përjetësisht falënderues për mbështetjen amerikane në kohërat më të vështira dhe për mbështetjen e vazhdueshme në rindërtimin e vendit tonë.

    “Zoti e bekoftë miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Thaci.

    Postimi i plotë:

    Ky 4 korrik shënon përvjetorin e 244-të të Pavarësisë së SHBA-së, vendit më demokratik në botë. Urimet më të sinqerta për popullin dhe institucionet amerikane në emër të popullit dhe institucioneve të Kosovës. Ne ndajmë vlera, parime dhe vizion të përbashkët për një botë të lirë, të drejtë dhe demokratike.

    Populli i Kosovës është përjetësisht falënderues për mbështetjen amerikane në kohërat më të vështira dhe për mbështetjen e vazhdueshme në rindërtimin e vendit tonë.

    Zoti e bekoftë miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës! HTH

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!