×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi veshë uniformën e ushtrisë për 12 vjetorin e Pavarësisë

    Reporteri
    17 Shkurt 2020 | 16:55

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkuar në kazermën e  “Adem Jashari” në Prishtinë.


    Ai do t’i drejtohet ushtarëve me rastin e 12 vjetorit të Pavarësisë.

    Thaçi ka veshur uniformën e ushtrisë, ndërsa ka parakaluar para ushtarëve, shkruan Reporteri.net.

    Thaçi uniformën e FSK-së e kishte veshur edhe në vitin 2018.

    Ai kishte deklaruar se ky është petku i tij institucional si komandat suprem i ushtrisë së Kosovës.

    “Ky është petku im institucional, kushtetues dhe ligjor si komandant suprem i Ushtrisë së Kosovës por natyrisht se është emocioni i veçantë në kuadër të përgjegjësive që kam. Dua të potencoj se uniforma e UÇK-së ishte uniforma e betejave për liri, për pavarësi”, ka thënë Thaçi.

    Kujtojmë se presidenti Thaçi është edhe Komandant Suprem i FSK-së. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!