×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi dekreton Ligjin për Buxhetin, i hap rrugë ekzekutimit të pagesave për qytetarët

    Reporteri
    06 Gusht 2020 | 13:48

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se dekretuar Ligjin për Buxhetin dhe plotësim/ndryshimet e tij.


    Thaçi ka thënë se ka bërë dekretimin e këtij ligji sapo e ka pranuar me qëllim që sa më parë të ekzekutohen pagesat për qytetarët tanë dhe të zbuten pasojat e pandemis, shkruan Reporteri.

    Ai ka thënë se hyrja në fuqi e këtij ligji është domosdoshmëri urgjente për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve.

    “Sapo dekretova Ligjin për Buxhetin dhe plotësim/ndryshimet e tij, të cilin e kam pranuar dje pasdite. E bëra dekretimin e menjëhershëm që sa më parë të ekzekutohen pagesat për qytetarët tanë dhe të zbuten pasojat e pandemisë. Jam i vetëdijshëm për shqetësimet e ngritura nga përfaqësues të sektorëve të ndryshëm, por hyrja në fuqi e këtij ligji është domosdoshmëri urgjente për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve. Ekzekutivi i vendit jam i bindur se do të gjejë hapësirë dhe mundësi për t’i trajtuar të gjitha shqetësimet e ngritura nga përfaqësuesit sektorialë. Por, prioritet dhe qëllim i përbashkët i të gjithë neve është lehtësimi i pasojave të pandemisë dhe menaxhimi sa më i mirë i kësaj situate”. ka shkruar Thaçi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!