×
  • Lajme
  • Lajme

    Theret me thikë një person në Prishtinë

    Reporteri
    02 Mars 2021 | 19:57

    Një person është lënduar me thikë në lagjen “Dardania” të Prishtinës përgjatë orës 14:00 të së martës.


    Një gjë e tillë është bërë e ditur nga zëdhënësja e policisë së rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti, teksa ka njoftuar se viktima po i trajton plagët në QKUK.

    “Rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën për një mosmarrëveshje në lagjen Dardania në Prishtinë. Bazuar në informacionet e para dyshohet që viktima një mashkull, ka marrë plagë nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, thuhet në komunikatën e dërguar nga Ahmeti.

    Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, por nuk është e bërë e ditur nëse ka ndonjë të arrestuar nga ky incident.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!