×
  • Lajme
  • Lajme

    Theu heshtjen zgjedhore, deputeti i VV-së kërkon shkarkimin e zv/kryeministrit Rakiq

    Reporteri
    29 Nëntor 2020 | 12:09

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, ka kërkuar shkarkimin e zëvendëskryeministrit Goran Rakiq për thyerje të rregullave të heshtjes zgjedhore.


    Çeku në Facebook ka shkruar se thirrja e Rakiqit për të votuar subjektin të cilit i përket, për zgjedhjet lokale në Mitrovicën e veriut, “është shkelje e Ligjit për zgjedhjet”, duke shtuar se “nga ky moment as vota nuk është e lirë dhe as procesi nuk mund të jetë demokratik”.

    Ai shkruan se ndaj Rakiqit duhet të iniciohen masat e domosdoshme, “duke filluar nga shkarkimi i tij”, shkruan ai.

    Rakiq dhe deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, kanë thyer heshtjen zgjedhore duke kërkuar nga qytetarët e veriut të Mitrovicës që të dalin masivisht në zgjedhje e ta votojnë kandidatin e Listës Serbe, Milan Radojeviq.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!