×
  • Lajme
  • Lajme

    Thyhet heshtja: Kurti e Konjufca shfaqen pranë njëri-tjetrit

    Reporteri
    09 Maj 2020 | 13:13

    Ka disa ditë që po qarkullon lajmi se një çarje e re ka ndodhur brenda Lëvizjes Vetëvendosje.


    Në media është raportuar për një përçarje ndërmjet kryetarit të LVV-së, Albin Kurtit dhe nënkryetarit Glauk Konjufca, gjë që është mohuar ende nga asnjëri.

    Sot deputeti i VV-të, Liburn Aliu ka publikuar një fotografi ku shihen Kurti e Konjufca së bashku, shkruan Reporteri.

    https://www.facebook.com/liburn.aliu/posts/10216854214568655

    Ata shihen të ulur afër njëri-tjetrit por duke ruajtur distancën teksa bisedojnë me aktivistë të VV-së.

    Kujtojmë se dyshimi për një përçarje ndërmjet Kurtit dhe Konjufcës ka nisur para rreth dy javësh, kur ky i fundit reagoi ashpër ndaj deklaratave të këshilltarit të Kurtit, Shkëlzen Gashit, duke thënë se “ai nuk do të kishte vend në kabinetin tim”. /Reporteri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!