×
  • Lajme
  • Lajme

    Thyhet xhami në laboratorin e Qendrës kryesore të mjekësisë familjare në Shtime

    Reporteri
    13 Dhjetor 2019 | 10:42

    Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, respektivisht Këshilli Qendror Grevist njofton se greva ka filluar në ora 07:00 ashtu siç ishte planifikuar në të gjitha institucionet shëndetësore të Kosovës.


    Sipas FSSHK-së deri më tani të gjithë punëtorët i janë përgjigjur grevës së përgjithshme, ndërsa nga QKMF–Shtime janë informuar nga nënkryetarja e sindikatës në këtë qendër Shehrije Morina se ka ndodhur një incident ku një qytetar ka thyer një xham në laboratorin e kësaj qendre mjekësore, me të cilin rast tani është duke u marr Policia e Kosovës.

    “Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës do të ju mbajë të informuar lidhur me mbarëvajtjen e Grevës. Njëherit kërkojmë mirëkuptimin nga ana e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e FSSHK-së

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!