×
  • Lajme
  • Lajme

    Tjetër aksident, vetura përplaset me motoçikletën dhe bën për spital dy persona në Lipjan

    Reporteri
    09 Qershor 2021 | 18:38

    Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:30 në fshatin Rufc të Lipjanit, mes një automjeti dhe një motoçiklete.


    Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënësja e PK-së për Rajonin e Prishtinës, e cila tha se si pasojë e këtij aksidenti, dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

    “Rreth orës 17:30 në fshatin Rufc të Lipjanit, ka ndodhur një aksident rrugor në mes të një automjeti dhe një motoçiklete.  Si pasojë lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha ajo për Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!