×
  • Lajme
  • Lajme

    Tjetër zbulim: Vaksina anti-Covid e Oksfordit efektive dhe më e lirë se dy të tjerat

    Reporteri
    23 Nëntor 2020 | 16:28

    Vaksina kundër koronavirusit, e zbuluar nga Universiteti i Oksfordit është shumë efektive në parandalimin e virusit dhe ka shfaqur efekte pozitive tek njerëzit që shfaqin simptoma Covid-19, shkruan BBC.


    Të dhënat e përkohshme kanë bërë të ditur se efekti pozitiv me 70%, mund ta ketë ndryshuar dozën në 90% me rezultate të mira efektive. Rezultatet do të shihen si një triumf, por pas Moderna dhe Pfizer, të cilët llogaritet të jenë mbi 95 për qind efektive. Sidoqoftë, vaksina në Oksford është shumë më e lirë dhe është më e lehtë për tu ruajtur dhe për të arritur në çdo cep të botës sesa dy të tjerat.

    Pra, vaksina do të luajë një rol të rëndësishëm në trajtimin e pandemisë, nëse miratohet për përdorim nga autoritetet shtetërore.

    “Njoftimi sot na çon një hap më afër kohës ku mund të përdorim vaksinat për t’i dhënë fund shkatërrimit të shkaktuar nga virusi “, tha zbuluesja e vaksinës, profesoresha Sarah Gilbert.

    Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka porositur paraprakisht 100 milionë doza të vaksinës Oxford dhe AstraZeneca dhe thotë se do të bëjë tre miliardë doza për botën gjatë vitit të ardhshëm.

    Kryeministri Boris Johnson tha se ishte “një lajm tepër emocionues dhe këto janë rezultate fantastike’’.

    Në Mbretërinë e Bashkuar ka katër milion doza të vaksinës së Oksfordit dhe janë gati për të filluar, por ende nuk është miratuar ligji për përdorimin e tyre. Ky proces do të ndodhë në javët e ardhshme.

    Banorët dhe personeli i shtëpive të kujdesit do të jenë të parët në radhë, të ndjekur nga punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe njerëzit me moshën mbi 80 vjeç, plani i vaksinimit kuptohet do të jetë për të gjitha grupmoshat.

    Pasi Pfizer dhe Moderna prodhuan dy vaksina duke dhënë efekte deri 95% nga Covid-19, një shifër prej 70% është ende shumë efektive, por do të shihet nga disa si relativisht zhgënjyese.

    Por kjo është ende një vaksinë që mund të shpëtojë jetë nga Covid-19 dhe është më efektive se një vaksinë kundër gripit sezonal.

    Kjo vaksinë ka përparësi të madhe të përdoret sepse mund të ruhet në temperaturën normale të frigoriferit, që do të thotë se mund të shpërndahet në çdo cep të botës, ndryshe nga vaksinat Pfizer / BioNTech dhe Moderna, të cilat duhet të ruhen në temperatura shumë më të ftohta.

    Vaksina e Oksfordit, do të sillet me një çmim prej rreth 3 funta, që kushton shumë më pak se vaksinat e Pfizer (rreth 15 funta) ose Moderna (25 fundta).

    Jeta nuk do të kthehet në normalitet nesër thonë ekspertët , por situata mund të përmirësohet në mënyrë shumë shpejt nëse edhe ne mbrohemi, shkruan BBC News./Express/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!