×
  • Lajme
  • Lajme

    Tolaj: Sigurimi i kufizuar i vaksinave anti-Covid s’do të ketë ndikim në ecurinë e pandemisë

    Reporteri
    01 Mars 2021 | 17:45

    Kosova vazhdon të jetë një ndër vendet e vetme në rajon që nuk është furnizuar me vaksinat kundër COVID-19.


    Për këtë, infektologu Ilir Tolaj ka thënë se Kosova është dashur të fillojë kontaktet më herët me prodhuesit e vaksinave.

    I ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin, ai ka thënë se sigurimi i kufizuar i vaksinave, rrjedhimisht sigurimi i vetëm dhjetëra mijërave vaksinave nuk mund të ketë ndikim në ecurinë e pandemisë.

    “Është ditur që COVAX është mekanizëm që i ka prioritet vendet më të varfëra se Kosova. Është bërë gabim sepse autoritetet qeveritare të Kosovës është dashur më herët të fillojnë kontaktet me prodhuesit e vaksinave në mënyrë që ta zënë rendin, ose të bëjnë kontakte me vende të fuqishme në mënyrë që të sigurojnë qindra mijëra vaksina. Sigurimi i vaksinave në numër të kufizuar nuk ka ndikim në ecurinë e pandemisë”, ka thënë ai.

    Tolaj është shprehur se i ka rekomanduar autoritetet që të mbajnë kontakte edhe me prodhues tjerë të cilët mëherët nuk i kanë pasur të licencuara vaksinat, në mënyrë që vendi të furnizohet mëherët, por që një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

    Ai ka thënë se sa shpejtë të sigurohen vaksinat, aq më i madh do të jetë impakti në ecurinë e pandemisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!