×
  • Lajme
  • Lajme

    Përleshje mes Tomë Gashit dhe shoferit të Melihate Tërmkollit pas debatit në RTK? E mohon avokati

    Reporteri
    29 Tetor 2020 | 23:06

    Avokati kosovar, Tomë Gashi, ka demantuar raportimet për kinse sulmin ndaj tij nga shoferi i Melihate Termkollit pas një debati të nxehtë në Televizioni Publik. Ai prerë ka thënë se s’ka asgjë të vërtetë.


    “Jo nuk është e vërtetë”, ka thënë Tomë Gashi për Express.

    Ky raportim në mediat vendore ka ardhur pas një debati të nxehtë mes Tomë Gashit dhe Termkollit në Televizionin Publik.

    Derisa anëtarja e LDK-së fliste për Vetëvendosjen dhe qeverisjen e saj pas 6 tetorit, Gashi vazhdonte të ndërhynte duke thënë se Kosova s’ka nevojë të dialogojë me Serbinë dhe se pavarësia e Kosovës është vulosur edhe me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!