×
  • Lajme
  • Lajme

    Tomë Gashi i dërgon kërkesë zyrtare Prokurorisë Speciale për rastin e Astrit Deharit

    Reporteri
    15 Nëntor 2019 | 12:38

    Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, i ka dërguar kërkesë Prokurorisë Speciale, që ta angazhoj Raportin e Institutit Zvicran, për vdekjen e Astrit Deharit.


    Gashi ka kërkuar që raporti i publikuar para disa javësh nga Instituti Zviceran, mbi mënyrën e vdekjes së Astrit Deharit, të bëhet pjesë e hetimeve nga ana e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

    Kujtojmë se familja Dehari kërkon që për hetimet e rastit të vdekjes së Astrit Deharit, të ftohet edhe Instituti i Mjekësisë Ligjore në Lozanë, i cili kreu ekspertizën për këtë rast.

    Në konkluzionet e ekspertizës është vlerësuar se një hetim i ri është i nevojshëm për t’i qartësuar rrethanat e vdekjes.

    Gjithashtu, Instituti ka thënë se është i gatshëm që përmes ekipeve dhe laboratorëve të jetë në dispozicion të hetuesve të ngarkuar me çështjen.

    https://www.facebook.com/tome.gashi.1/posts/2500523333356717

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!