×
  • Lajme
  • Lajme

    Tomë Gashi jep detaje se pse nuk po bëhet ekspertiza e Deharit

    Reporteri
    15 Tetor 2019 | 17:48

    Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, i ftuar emisionin “Frontal” në T7 ka treguar tmerrin që ka përjetuar Astrit Dehari në paraburgim.


    Sipas tij gjitha gjurmët e gjetura në qelinë e Deharit e dëshmojnë një gjë të tillë.

    Tutje Gashi tregon se ai është vrarë me mjete të ndryshme, si jastik, laps i cili ishte krejtësisht i përgjakur, e në fytyrë shenja të ndryshme të cilat i kishte marrë nga boksi i hekurit. E edhe shumë mjete të ndryshme të cilat kanë qenë krejtësisht të përgjakura, shkruan Reporteri.net

    Kjo sipas Gashit ishte e manovruar duke thënë se ai ishte vetëvrarë, ndërsa atë e kanë mbytur sepse kjo është plotësisht e vërtetuar. Këtë e vërteton edhe prova nga personi i cili ishte bashk në burg me Deharin i cili ka deklaruar se ai ishte i frikësuar nga personat që e kanë kërcenuar dhe nga ata që e kanë marrë në pyetje.

    Më tej Gashi ka theksuar se vrasja e tij ka mundur të ndodhë që Dehari të pranojë diçka.

    “Ndoshta kanë tentuar që të pranojë diçka sepse ka qenë i burgosur për terrorizëm. Këta nëse ja falin edhe prindërit e Astrit Deharit, natyra nuk do të ia falë personit. Nuk e kemi përdorë vrasjen si mjet i luftës politike vetëm në raste të caktuara, në manifestime ata janë përshëndetur si prind që kanë fëmijë të vrarë”, ka shtuar Gashi derisa ka thënë se vrasja e tij është bërë nga një shqiptar.

    “Mirëpo, kjo ekspertizë patjetër që do të bëhet”, shtoi Gashi.

    Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!