×
  • Lajme
  • Lajme

    Tomë Gashi: Kurti i ka vetëm llafe deklaratat për shqyrtimin e vendosjes së ambasadës në Jerusalem

    Reporteri
    02 Mars 2021 | 8:34

    Avokati dhe mbështetësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Tomë Gashi, nuk është bindur nga njoftimi i LVV-së se Albin Kurti i ka thënë ambasadorit të Turqisë në Kosovë, Çağri Sakar se Qeveria e udhëhequr nga ai do ta shqyrtojë vendin ku do të vendoset Ambasada e Kosovës në Izrael.


    “Llafe jane keto, Albini eshte Albin dhe mbetet Albin, ambasada jone ne Jerusalem dhe pikë”, ka qenë reagimi i Gashit pas këtij lajmi.

    Kurti ka deklaruar se Ambasada e Kosovës në Jerusalem dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Izraelit, janë çështje të rëndësishme për vendin. Në një takim me ambasadorin e Turqisë, Çagri Sakar, Kurti gjithashtu ka thënë se vendndodhja e ambasadës është çështje që do të shqyrtohet.

    “Rreth vendit se ku do të vendoset ambasada është një çështje që do të shqyrtohet duke parë edhe dokumentacionin e qeverisë në ikje”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!