×
  • Lajme
  • Lajme / DPT te Fidani

    Totaj: Synojmë që kryeministri i ardhshëm të jetë nga PDK-ja dhe të udhëheqim Qeverinë e Kosovës

    Reporteri
    02 Prill 2024 | 23:28

    Kryetari i Prizrenit nga Partia Demokratike e Kosovës, Shaqir Totaj, në emisionin DPT te Fidani në ATV, ka folur për qeverisjen lokale dhe zhvillimet në PDK, përcjell Reporteri.net. 

    Totaj ka thënë se vendi po bën një parapërgatitje për zgjedhjet e reja. Ka përmendur ristrukturimin e partisë, dhe ka thënë se kthimi i tre kryetarëve të komunave në Kryesi të PDK-së, është “tregues i një mobilizimi real”.

    “Ne luftojmë për vend të parë, jemi garues serioz. Kemi kryetar kredibil”, u shpreh Totaj.

    Totaj tha se PDK-ja pretendon që në zgjedhjet e ardhshme të udhëheq me vendin.

    “Synimi është që kryeministri i ardhshëm të jetë nga PDK-ja dhe PDK-ja të udhëheq Qeverinë”, u shpreh Totaj, duke thënë se “është gjasë reale”.

    “Unë besoj që ne do ta udhëheqim Qeverinë e ardhshme. Së pari ka një katrahurë në vend, PDK-ja ka përvojë të madhe”, u shpreh tutje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!