×
  • Lajme
  • Lajme

    Tragjedia në Gjilan, dyshimet e para: 4 të vrarë brenda një familje

    Reporteri
    18 Shkurt 2020 | 13:33

    Katër persona dyshohet se kanë mbetur të vrarë nga tragjedia që tronditi sot qytetin e Gjilanit, por jo vetëm.


    Burime të Gazetës Online “Reporteri.net” kanë bërë të ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur  në një familje në lagjen “Bojanina” të këtij qyteti.

    Një nga viktimat dyshohet se është police.

    Policia e Gjilanit e ka konfirmuar për Reporteri.net rastin në fjalë.

    “Po ka ndodhur një rast i rëndë”, ka thënë shkurt Ismet Hashani zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!