×
  • Lajme
  • Lajme

    Tragjedia në Tetovë, Bashkimi Evropian shpreh ngushëllime për familjarët e viktimave

    Reporteri
    09 Shtator 2021 | 10:03

    Bashkimi Evropian ka shprehur ngushëllime pas tragjedisë që ndodhi mbrëmë në Spitalin Modular në Tetovë.


    “BE shpreh ngushëllimet më të thella deri tek familjet dhe miqtë e viktimave të këtij zjarri tragjik në spitalin modular në Tetovë ku trajtoheshin personat e prekur nga COVID-19. Të lënduarve iu dëshirojmë shërim të shpejtë”, thuhet në njoftimin e zëdhënëses së Bashkimit Evropian, Ana Pisonero.

    Sipas informacioneve zyrtare, të paktën 14 persona kanë vdekur mbrëmë pas shpërthimit të zjarrit në spitalin e Tetovës ku po trajtoheshin pacientët me COVID-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!