×
  • Lajme
  • Lajme

    Tragjike: Vdes pronari i restorantit në Ferizaj, ku muaj më parë shpërtheu bombola e gazit

    Reporteri
    10 Qershor 2021 | 14:30

    Ka vdekur Genc Sopa, pronari i restorantit ‘Steak House’ në Ferizaj ku muaj më parë ndodhi një shpërthim i fuqishëm i bombolës së gazit.


    Lajmin e kanë bërë të ditur mediet lokale të Ferizajt, shkruan Reporteri.net.

    Edhe deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, shkroi në Facebook për vdekjen e Sopës, për të cilin tha se pati një betejë të gjatë me lëndimet e marra nga shpërthimi.

    “Ganci pat një beteje të gjatë me lëndimet e marra në tragjedinë me bombolat e gazit, mirëpo pas krejt forcave dhe vullnetit për jetën, fatkeqësisht nuk ia doli.”, ka shkruar Basha.

    Sopa ishte personi që kishte shkallën më të lartë të lëndimit dhe ishte dërguar për trajtim në Turqi.

    Nga ky shpërthim ka edhe vdekur një vajzë 20-vjeçare.

    Kujtojmë se shpërthimi i papritur i bombolës së gazit që përmbante 25 litra, e vendosur në kuzhinën e restorantit “Steak House” në Ferizaj, ka lënë 44 persona të lënduar si dhe ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!