×
  • Lajme
  • Lajme

    Tre fëmijë me COVID-19 po trajtohen në Pediatri, një nga ta në gjendje të rëndë

    Reporteri
    07 Shtator 2021 | 11:48

    Në Klinikën e Pediatrisë gjegjësisht në repartin  COVID  janë duke u trajtuar tre fëmijë, dy në gjendje stabile dhe një në gjendje të rëndë shëndetësore.


    Kështu tha në një intervistë për Ekonomia Online, doktoresha Violeta Grajçevci

    “Numri i rasteve që janë të hospitalizuar në Klinikën e Pediatrisë gjegjësisht në repartin COVID janë tre fëmijë. Gjendja e dy fëmijëve është stabile kurse fëmija i tretë është me frymëmarrje të asistuar dhe në gjendje të rëndë shëndetësore. Për momentin vetëm njëri prej tre fëmijëve është në oksigjeno-terapi në gjendje të rëndë”.

    Doktoresha Grajçevci tha se nuk kanë pasur asnjë rast të vdekjeve me variantin e ri të COVID-19.

    “Ne nuk kemi pasur numër të vdekjeve me variantin e ri të sëmundjes me COVID-19. Kështu që për momentin nuk mund të flasim për shkaqe të vdekjes sepse nuk kemi pasur ndonjë rast të tillë”.

    Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon në total numri i rasteve aktive është 25 mijë e  290.

    MSH bën të ditur se numri i përgjithshëm i të shëruarve është 124 mijë e 711, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2 mijë e  657 persona.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!