×
  • Lajme
  • Lajme

    Tre persona rrahin një tjetër në Istog, gjatë intervistimit tentojnë t’i sulmojnë dhe katër zyrtarë policorë

    Reporteri
    26 Nëntor 2022 | 9:30
    Policia e Kosovës

    Tre persona kanë sulmuar fizikisht një person dhe të njëjtit gjatë arrestimit dhe intervistimit i kanë kanosur si dhe kanë tentuar t’i sulmojnë fizikisht katër zyrtarë policorë brenda në objektin e stacionit policor.

    Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 21:30, në Istog.

    Tutje thuhet se tre persona janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

    “Tre të dyshuar meshkuj kosovarë e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar dhe të njëjtit gjatë arrestimit dhe intervistimit i kanë kanosur dhe kanë tentuar t’i sulmojnë fizikisht katër zyrtarët policorë brenda në objektin e stacionit policor. Tre të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!