×
  • Lajme
  • Lajme

    Tre persona të lënduar në aksidentin në lagjen “Velania” në Prishtinë

    Reporteri
    26 Tetor 2022 | 16:45

    Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së sotme në lagjen “Velania” në Prishtinë.

    Në aksidentin mes dy automjeteve, tre persona kanë pranuar tretman mjekësor.

    Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

    “Rreth orës 12:30, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën “1 Tetori” Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy vetura ndërkaq tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha Borovci.

    Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!