×
  • Lajme
  • Lajme

    Tri deputetet veterane të LDK-së që mbeten jashtë Kuvendit

    Reporteri
    04 Mars 2021 | 14:21

    Në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të përfaqësohet nga tri deputete gra, të cilat për shumë mandate ishin të zgjedhurat e popullit.


    Besa Gaxherri, Doruntinë Maloku dhe Lirije Kajtazi janë tri gratë që këtë herë mbetën jashtë Kuvendit të Kosovës.

    Nga të trija, Maloku ka marrë më së paku vota.

    Doruntinë Maloku 3 522 vota

    Besa Gaxherri 5 304 vota

    Lirije Kajtazi 5 444 vota

    LDK është radhitur në vendin e tretë në zgjedhjet e 14 shkurtit, ajo ka mbetur larg prapa LVV-së dhe PDK-së.

    Në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës, LDK do të përfaqësohet me 15 deputetë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!