×
  • Lajme
  • Lajme

    Tri foshnja që u lindën nga nëna të prekura me coronavirus në QKUK, rezultojnë negative

    Reporteri
    27 Maj 2020 | 15:23

    Gjatë javës së kaluar tri nëna të reja kanë sjellë në jetë foshnjat e tyre në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.


    Foshnjat kanë rezultuar negative sa i përket infektimit me COVID-19. Ato janë liruar për në shtëpi. Gjendja shëndetësore e nënave dhe e foshnjave është stabile.

    Këto detaje i dha drejtori i Klinikës Gjinekologjike, Jakup Ismaili.

    “Po, gjatë javës së kaluar tri nëna të reja kanë sjellë në jetë fëmijët e tyre. Gjendja shëndetësore e nënave dhe e bebeve është stabile. Dy lindje janë kryer si lindje normale, e një me operacion. Ne ua kemi bërë testin e Covid-19 foshnjave. Ato kanë rezultuar negative. Nënat bashkë me foshnjat janë liruar për në shtëpi”, ka deklaruar Ismaili për Express.

    Ismaili përmendi një sërë masash që duhet pasur kujdes nënat e atakuara, siç është ushqyerja me gji, vënia e maskave, mbajtja e distancës, si dhe higjiena personale.

    “Nuk është vërtetuar se virusi kalon te nëna dhe nuk është vërejtur prezenca e virusit në lëngun dhe gjirin e nënës. Por ne e kemi vërtetuar edhe të pacientët të cilat kanë qenë pozitiv e kemi bërë testin te fëmijët dhe ka rezultuar negativ.

    Nuk ka asnjë rrezik gjatë lindjes të bartet virusi nga nëna te fëmijët. Por duhet pasur kujdes të shtuar pas lindjes gjatë ushqyerjes me gji të zbatohen masat e distancës dhe higjienës personale, maskave e të tjera”, u shpreh Ismaili.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!