×
  • Lajme
  • Lajme

    Tri orë nga nisja e takimit, vazhdon “ngujimi” i Kurtit e Mustafës në Kuvend

    Reporteri
    14 Dhjetor 2019 | 19:08

    Tashmë janë bërë tri orë që nga nisja e takimit mes VV-së e LDK-së për arritjen e marrëveshjes për koalicionin e ardhshëm qeverisës. Jashtë Kuvendit, aty ku janë mbledhur një numër i madh i gazetarëve, ende nuk ka asnjë lëvizje.


    Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, kësaj here ka ndërruar “formacionin” e bisedimeve. Ai në takimin që ka filluar në orën 16:00 ka arritur i shoqëruar nga dy nënkryetarët e partisë së tij, Agim Veliun dhe Lutfi Hazirin, si dhe anëtarin e kryesisë, Avdullah Hotin.

    Në takimin e sotëm Mustafa nuk e ka marrë me vete kandidaten e LDK-së për Kryeministre, Vjosa Osmanin, sikurse kishte vepruar në një pjesë të takimeve të kaluara me Kurtin, shkruan Reporteri.net.

    Kujtojmë se takimi i sotëm mes të dy partive vjen si vazhdë e përpjekjeve për arritjen e një koalicioni për bashkëqeverisje.

    Ky takim po mbahet pas disa polemikave mes nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliu dhe kandidates për kryeministre, Vjosa Osmani.

    Dy partitë kanë pasur edhe dje një takim, ndërkohë që kreu i VV-së, Albin Kurti kishte thënë se takimet do të vazhdojnë për çdo ditë deri në arritjen e një marrëveshje. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!