×
  • Lajme
  • Lajme

    Tri vetura e pësojnë në Prishtinë: Bien në puseta, në disa lagje të ndryshme të kryeqytetit

    Reporteri
    29 Shtator 2020 | 9:17

    Tre vetura dje në Prishtinë e kanë pësuar keq, derisa kanë qenë duke parkuar shoferët kanë rënë në gropa të cilat nuk kanë pasur sinjalistik të vendosur.


    Dje në fan pagen “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë”, janë publikuar tri fotografi ku veturat shihen se kanë përfunduar në një gropë, pikërisht afër vendparkimev ku ata kanë dashur të parkojnë.

    Qytetarët kanë njoftuar këtë fanpage se rasti i parë ka ndodhur në lagjen Mati 1 në rrugën Ukshin Kovaçica.

    Aty një veturë Pick Up e bardhë ka përfunduar në pusetën e cila ka qenë e hapur dhe nuk ka pasur shenja se aty ndodhet kjo pusetë.

    Një rast tjetër ka ndodhur në rrugën 27 Nëntori, te lagjia Kodra e Trimave.

    Aty si pasojë e mos mbulimit të një reshtke, një veturë Mercedes Benz ka përfunduar me dy rrotat në të, e që edhe mund të ketë pësuar dëmtime të mëdha, transmeton Metro.

    Rasti tretë ka ndodhur në parkingun e ri tek Santea në lagjen Dardania në Prishtinë.

    Vetura luksoze Volkswagen Golf, ka rënë në një kanal të vogël i cili nuk ka qenë i rrethuar ose i shënuar me sinjalistikë, se aty ndodhet ai kanal.

    Më poshtë keni edhe fotografinë e tij.

    Qytetarët dhe fanpage “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë”, kanë kërkuar llogari nga Komuna e Prishtinës për këto dëme që gjatë ditës së djeshme janë shkaktuar.

    Ndërkaq kjo nuk është hera e parë që diçka e tillë ka ndodhur në afërsi të vend parkingjeve në kryeqytet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!