×
  • Lajme
  • Lajme

    Pamje prekëse nga marshi për Astrit Deharin, qytetarët nuk mbajnë lotët

    Reporteri
    05 Nëntor 2019 | 12:49

    Ka filluar marshi në kujtim të Astrit Deharit, në tre vjetorin e vdekjes së tij.


    Me mbishkrimet “Pa drejtësi nuk ka qetësi”, qindra qytetarë po marshojnë në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë, duke kërkuar drejtësi për Astrit Deharin.

    Disa prej tyre nuk kanë mundur të mbajnë lotët, kur janë përmendur rrethanat e vdekjes së Astrit Deharit dhe kërkesat e shoqërisë që vdekja e tij e dyshimtë të zbardhet, shkruan Reporteri.net.

    Në këtë marsh po marrin pjesë qytetarë të shumtë si dhe familjarët e të ndjerit Dehari, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Ziadin Sela. /Reporteri.net

    Shikoni pamjet:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!