×
  • Lajme
  • Lajme

    Trotinetët vazhdojnë të jenë shqetësim për këmbësorët e Prishtinës

    Reporteri
    23 Tetor 2022 | 22:01

    Pavarësisht vendimit të Komunës së Prishtinës, për mos qarkullim të trotineteve elektrike e biçikletave, ata vazhdojnë të jenë shqetësim për këmbësorët në qendër të Prishtinës.

    Policia thotë se kanë gjobitur rreth 30 kundërvajtës, por që ky fenomen vazhdon.

    Me vendim të Komunës së Prishtinës, muaj më parë është bërë ndalimi i qarkullimit të trotineteve elektrike, biçikletave elektrike dhe motoçikletave apo mopedëve elektrikë në sheshet e kryeqytetit dhe në të gjitha hapësirat publike ku ka frekuentim të lartë të këmbësorëve.

    Por, pavarësisht këtij vendimi, në sheshet e kryeqytetit ka ende qarkullim të trotineteve elektrike.

    “Sapo kaloi një, sigurisht kalojnë edhe për biznes, për ndarjen e ushqimeve, por janë pengesë”, thotë një qytetar i Prishtinës.

    Kurse Alban Ymeri nga Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, tregon se çka kanë vepruar në këtë drejtim, që nga marrja e këtij vendimi.

    “Me urdhëresë nuk është parapa ndonjë gjobë ndaj tyre, ne kemi filluar me largimin e tyre ku i kemi parë që kanë qarkulluar në shesh. Ka pasur efekt kjo urdhëresë. Nëse në ditët në vazhdim hasim në numër të tyre dhe lind nevoja për gjoba ose konfiskim, ne do ta zbatojmë urdhëresën.Nuk e përjashtojmë mundësinë që mundet me pasë ndonjë, mirëpo në shumicë nuk kemi qysh ka pasur më herët para urdhëresës”, tha Ymeri.

    Nga Policia e Kosovës kanë thënë se janë gjobitur 30 kundërvajtës në sheshe. /RTK/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!