×
  • Lajme
  • Lajme

    Turneu lamtumirës i Merkel në Ballkan, në Tiranë pritet të takohet edhe me Kryeministrin Kurti

    Reporteri
    08 Shtator 2021 | 20:39

    Më 13 dhe 14 shtator kancelarja Angela Merkel zhvillon një turne lamtumire në Ballkanin Perëndimor.


    Më 14 shtator Kancelarja do të takojë krerët e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në kryeqytetin shqiptar Tiranë. Më parë ajo do të qëndrojë në Beograd.

    Siç njoftoi zëdhënësja e qeverisë gjermane, Martina Fietz, Kancelarja do të takojë në Beograd edhe përfaqësues të shoqërisë civile nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.Në Tiranë, përveç kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ajo do të takojë në biseda dypalëshe edhe krerët e qeverive të Bosnje-Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

    Tregu i Përbashkët Rajonal

    E pyetur nga DW për pritshmëritë e kancelares në këtë udhëtim, zëvendëszëdhënësja e qeverisë gjermane, Martina Fietz, theksoi se Kancelarja do të bisedojë për “Tregun e Përbashkët Rajonal.” Ajo kujtoi se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë zotuar në konferencën e tyre të fundit virtuale drejtuar nga kancelarja Merkel, më 5 korrik të këtij viti, se do të angazhohen për implementimin e saj.

    Fietz tha se kjo do të jetë temë e bisedave, pa hyrë më tej në hollësi për qëndrimin e kancelares rreth nismës më të fundit të tre liderëve ballkanikë, Rama, Zaev, Vuçiq, të quajtur Open Balkan./dw/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!