×
  • Lajme
  • Lajme

    U arratis nga burgu, arrestohet i dyshuari në Spitalin e Pejës

    Reporteri
    23 Qershor 2021 | 16:08

    Policia e Kosovës – Stacioni Policor nё Pejë, përmes rrugëve operative ka siguruar informacion se personi i cili me datë 28.10.2020, është arratisur nga Qendra Korrektuese Lipjan, ndodhet në Spitalin Rajonal në Pejë.


    Njësitet relevante të Stacionit Policor në Pejë, menjëherë kanë shkuar në lokacionin e lartcekur dhe kanë arrestuar të dyshuarin: A.K. lindur me 2003

    “Personi i dyshuar i cili kishte qenë ne vuajtje të masës edukative ne Qendrën korrektuese ne Lipjan për veprën penale “ Lëndim i rëndë trupor”, i njëjti iu është dorëzuar zyrtarëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës, për veprime te mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!