×
  • Lajme
  • Lajme

    U arrestua për kanosje me armë zjarri, prizrenasit i sekuestrohet një armë lodër

    Reporteri
    19 Gusht 2021 | 9:48

    Një person është arrestuar të martën rreth orës 21:00 në Prizren, pasi që dyshohet se kishte kanosur me armë zjarri një person tjetër.


    Përmes raportit 24 orësh, Policia e Kosovës njofton se i dyshuari ka deklaruar se nuk ka armë zjarri, por vetëm një armë lodër, e cila është sekuestruar për procedura të mëtutjeshme hetimore, shkruan Reporteri.net.

    “Më 18.08.2021 pas një pune hetimore është dorëzuar/arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte kanosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. I dyshuari ka deklaruar se nuk posedon armë por e ka pasur një armë lodër, arma lodër është sekuestruar për procedura të mëtutjeshme hetimore.”, thuhet në raport.

    Lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që pas intervistimit, i dyshuari të dërgohet në mbajtje.

    Rasti vazhdon të hetohet. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!