×
  • Lajme
  • Lajme

    U godit disa herë me thikë nga djali, babai nga Mitovica merr lëndime të rënda trupore

    Reporteri
    06 Mars 2021 | 11:16

    Babai nga Mitrovica që u ther me thikë nga djali i tij, ka pësuar lëndime të rënda trupore.


    Sipas policisë, djali sulmoi babanë e tij duke e goditur disa herë me thikë. i Njëjti raportohet se është me probleme mendore dhe është arrestuar nga Policia.

    “Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht babanë e tij viktimën mashkull kosovar duke e goditur me thikë disa herë. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor. Sipas viktimës i dyshuari ka probleme mendore. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thekson raporti.

    Reporteri.net ka shkruar dje për ngjarjen e rëndë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!