×
  • Lajme
  • Lajme

    U mundua ta poshtërojë ambasadoren Çitaku në OKB, por Daçiq ia bëri “gropën” vetes

    Reporteri
    01 Nëntor 2019 | 8:19

    Eksperti i sigurisë kibernetike dhe i rrjeteve sociale, Driart Elshani ka deklaruar se publikimi i certifikatës së lindjes së ambasadores së Kosovës nga ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq është shkelje flagrante e privatësisë dhe në kundërshtim të plotë me Kartën Univërsale për të drejtat e njeriut.


    Ai e ka bërë këtë koment në profilin e tij në facebook, pasi kryedipolomati serb përi një veprim të tillë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

    “Publikimi i certifikates se lindjes per ambasadoren e Kosoves nga ministri i jashtem i Serbise eshte shkelje flagrante e Privatesise dhe ne kundershtim te plote me Karten Universale per te Drejtat e Njeriut. Rregullat dhe parimet e OKB-se jane cenuar skajshmerisht duke publikuar nje dokument strikto personal ne Keshillin e Sigurimit. Kjo tregon qe etika, ligjet dhe dinjiteti njerezor per regjimin aktual te shtetit fqinj jane koncepte te panjohura”, ka shkruar Elshani./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!