×
  • Lajme
  • Lajme

    U raportua se do të kalojë në AAK, jep përgjigje Haxhi Shala

    Reporteri
    04 Qershor 2020 | 9:43

    Gjatë ditës së djeshme u raportua në mediet vendore se deputeti nga radhët e Nismas Socialdemokrate, Haxhi Shala, do të kalojë sot në partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.


    Gazeta online Reporteri.net, ka kontaktuar sot me deputetin Shala, i cili ka thënë se nuk është e vërtetë që do kalojë në AAK dhe të gjitha këto janë vetëm spekulime.

    Ai sërish ka theksuar se vota e tij për Qeverinë Hoti, është dhënë ‘për hatër’ të presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrit dhe liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, shkruan Reporteri.net.

    Gjatë fjalimit të tij dje në Kuvend, Shala është shprehur i pakënaqur me partinë e tij, pasi që sipas tij, kjo parti është monopolizuar nga dy persona. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!