“UÇK-ja nuk ka arkiv, por dokumentacion në arkivin e Shtetit”

Nuk ka arkiv të UÇK-së, por vetëm dokumentacion të saj në kuadër të Arkivit Shtetëror tha, Shukri Buja, ish-komandat dhe ish-anëtar i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së.


Sipas Bujës, dokumentacioni në arkivin e shteti është i hapur dhe se paraprakisht kanë pasur çasje të plotë, Tribunali i Hagës, UNMIK-u dhe EULEX-i, shkruan Reporteri.net

Reklamë

“Nëse është fjala për dokumentacionet për të pagjeturit siç po pretendohet, atëherë UÇK-ja, nuk ka dokumentacion të tillë dhe nuk ka pasur dokumentacion të tillë sepse UÇK-ja ka qenë Ushtri Çlirimtare dhe nuk ka pasur dokumentacione të tilla”, tha fillmisht Buja.

“Në rast se është arritur një marrëveshje tillë, pretendohet të barazohet ushtria pushtuese serbe me Ushtrinë Çlirimtare dhe ky konotacion politik është brengosë”.

Pasi konfirmoi se UÇK-ja ka poseduar dokumente të krimeve serbe në Kosovë, Buja tregoi llojin e dokumenteve të arkivuara.

“Janë vendimet e shtabit të përgjithshëm është strategjia ushtarake e shtabit të përgjithshëm kemi të bëjmë me dokumentacionet e strukturave të zonave me ushtarët. Kryesisht janë arkiva që veç se janë publike dhe dihen, ka edhe fotografi të ndryshme”, tha Bislimi për ATV.

Të enjten zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi njoftoi se i ka ofruar çasje të plotë në këtë arkiv emisarit, Lajçak pas kërkesë së Serbisë për hapje të arkivave.

Kjo sipas kryetari të delegacionit për personat e zhdukur, Andin Hoti ka për qëllim demaskimin e shpifjeve të Serbisë.

“E ka ftuar zotrin Lajçak me ardhë në Kosovë, në arkivat shtetërore të Kosovës që janë këtu që janë të hapura çdo ditë për këdo çofshin dhe me u bindë për shpikjet që Serbia i ka bërë në vazhdimësi që kinëse ka arkiva të UÇK-së, dhe mu bind që diçka e tillë nuk ekziston dhe me u bind që Serbia në këtë rast është bllokuese në procesin e fatit të personave të zhdukur”, u shpreh Hoti.

Ndërkaq, drejtori i Instituti për Drejtësi, Nehat Miftaraja e cilëson si gabim veprimin e zëvendëskryeministrit, Bislimi, pasi sipas tij kjo i mundëson Serbisë fshehjen e krimeve të saj.

“Përmes kësaj që e ka thënë ose e ka pranuar zëvendëskryeministri Bislimi në të vërtetë e ka shtrembëruar një të vërtetë, duke përçuar mesazhin së pari te pala serbe duke dhënë mesazhin se Kosova ka pasur arkivin dhe njëfarë mënyre Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë e rregullt e cila ka arkivuar gjitha ato çka ka arkivuar gjitha ato që kanë ndodhur gjatë luftës”, tha Miftaraj.

Kështu, deklarata e e zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi për hapjen e arkivit për UÇK-në është shkak i shumë kritikave ditëve të fundit ndaj tij.