×
  • Lajme
  • Lajme

    Uk Lushi: Mercenarët e Putinit me Radojçiqin janë autorë të sulmeve në veri

    Reporteri
    06 Dhjetor 2022 | 23:27

    Veprimtari shqiptar në ShBA, Uk Lushi, ka deklaruar se pas sulmeve në veri të vendit fshihen forcat e Putinit, në koordinim me Radojçiqin e Listës Serbe.

    “Forca nga mercenarët Wagner, organizatë paramilitare e Putinit, në koordinim me Radojçiqin janë pas sulmeve në veri”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    Ndërkaq, fajtorë për eskalim të situatës në veri, Lushi i la ndërkombëtarët që, sipas tij, nuk po i lejojnë Policinë e Kosovës t’i kryejnë detyrat e veta.

    “Ndërkombëtarët dhe KFOR duke mos lejuar forcat e Kosovës të veprojnë në veri të Kosovës mbajnë krejt përgjegjësinë për eskalimin dhe sigurinë në veri”, tha ai.

    Postimi i tij i plotë:

    Ndërkombëtarët dhe KFOR duke mos lejuar forcat e Kosovës të veprojnë në veri të Kosovës mbajnë krejt përgjegjësinë për eskalimin dhe sigurinë në veri. Forca nga mercenarët Wagner, organizatë paramilitare e Putinit, në koordinim me Radojçiqin janë pas sulmeve në veri. Shteti i Kosovës duhet të jetë i gatshëm dhe pa ekuivoke të kërkojë nga KFOR-i të kryejnë detyrat e tyre.

    Policia e Kosovës ka deklaruar se grupet kriminale kanë sulmuar zyrat e komisionit zgjedhor komunal në Mitrovicë të Veriut, dhe të njëjtit po mundohen që shkaktimin e tensioneve t’ia atribuojnë PK’së. Këto dëmtime, thuhet se janë bërë nga njerëz të maskuar, me granata dore të prodhimit jugosllav.

    Përmes një komunikate për media, nga Policia e Kosovës kanë theksuar se janë duke ekzaminuar vendin e ngjarjes, ku kanë ndodhur shpërthimet dhe se po punojnë për t’i identifikuar sulmuesit. /Reporteri.net/.

    RTK: Një tjetër shpërthim u dëgjua në Mitrovicë të Veriut rreth orës 20:30

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!