Komandanti i KFOR-it gjeneralmajor Ozkan Ulutash ka takuar sot krerët e strukturave të sigurisë në Kosovë, komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe drejtorin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Petrit Ajeti.
Në një njoftim për media thuhet se, në takimin e mbajtur në Shtabin e KFOR-it në Prishtinë u diskutua mbi situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë dhe nivelin e bashkëpunimit.
Ulutash me krerët e FSK-së, policisë dhe AKI-së gjithashtu u dakorduan për angazhime të vazhdueshme, koordinim dhe konsultime të rregullta.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe lirinë e lëvizjes, si reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe EULEX-it.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.