×
  • Lajme
  • Lajme

    Uran Ismaili: Lista e VV-së më tepër simbolike sesa qeverisëse

    Reporteri
    18 Janar 2021 | 23:59

    Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, njëherit edhe kandidat për deputet nga radhët e kësaj partie, e ka cilësuar listën e Vetëvendosjes si simbolike.


    Ismaili këto deklarime i ka bërë në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7, teksa ka shtuar se nuk përbën listë qeverisëse, shkruan Express.

    “LVV lista e tyre mund të jepin një simbolikë sesa një listë qeverisëse. Ajo çfarë i vyn qytetarit është që të ketë politikan me integritet, që arrijnë t’i dalin problemeve përballë që ka krijuar pandemia”, ka deklaruar Ismaili.

    Ndërsa duke folur për tubimet politike që po mbahen tani nëpër çdo vend kanë një gjenezë. Ai është tubimi i VV’së i mbajtur në qershor të vitit të kaluar.

    “Sa i përket premtimeve politike, ka një traditë të keqe. Është nisur nga Kurti dhe Vitia që bënë një tubim të madh në shesh kur krejt Kosova ishte e mbyllur. Në atë kohë nuk ishte tubime as jashtë. Në park nuk lejoheshin njerëzit. Mua në park më thanë më vjen keq, por nuk lejohet qëndrimi këtu. Nëse nuk ka asnjë lloj tubimi, atëherë politikanët tjerë do të thonj ë se ai po i shfrytëzon, pse jo edhe unë. Filloi me praktikë të keqe, edhe po vazhdon”, tha Ismaili.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!