Ushtarët amerikanë iu dalin në ndihmë atyre të FSK-së në Deçan

Ushtarët amerikanë, pjesë e misionit të KFOR-it, kanë bashkëpunuar me ushtarët e FSK-së për gjendjen emergjente në Deçan.


Këtë e ka bërë të ditur ministri i FSK-së, Armend Mehaj, me anë të një postimi në Facebook.

”Trupat e FSK-së së bashku me trupat ushtarake amerikane në operacionet për të kapërcyer situatën emergjente në Deçan”, ka shkruar Mehaj.

Ai po ashtu i ka bashkangjitur disa foto postimit ku shihen ushtarët duke marrë mostra të ujit.

Ndryshe, dje Mehaj ka bërë të ditur se Kompania e Specializuar për Detektimin e Materieve të Rrezikshme duke bërë analizat kimike dhe biologjike të mostrave të ujit.

Krahas këtij aktiviteti, Kompania për Operacione Civile është angazhuar në vlerësimin e përgjithshëm të situatës së krijuar. Gjithashtu kemi dërguar oficerin ndërlidhës i cili do të jetë pjesë e Shtabit Emergjent në Komunën e Deçanit.