×
  • Lajme
  • Lajme

    Vajza me sindromën Down, e punësuar te një stomatolog në Ferizaj, jep pagën e saj për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

    Reporteri
    07 Dhjetor 2019 | 18:46

    Ela, asistentja e stomatologut ferizajas me sindromën Down, dhuroi pagën e saj për të prekurit nga tërmeti.


    Stomatologu nga Ferizaj, Burim Buzhala, ka punësuar Eloidën, një vajzë me sindromën Down. Iniciativa e tij është ndjekur dhe nga qytete të tjera në Kosovë dhe rajon.

    Buzhala tregon se si kishte kontaktuar fillimisht me prindërit e Elës për idenë e tij, gjë që thotë t’u ketë pëlqyer atyre dhe psikologut të saj.

    Ndërkaq, ky shembull ishte ndjekur edhe në rajon.

    “Efekti qe shumë i mirë. Pas një jave më kanë telefonuar këshilltarë të kryeministrit të Maqedonisë që kishin punësuar një në Bibliotekën e Kryeministrisë, pastaj disa kafene radhazi në Prishtinë, dy farmaci në Prizren”, shprehet doktori, raporton “ABCNews”.

    Eloida ka dëshmuar se ka shpirt human. Pas tërmetit në Shqipëri, ajo i ka propozuar doktorit që të japë gjysmën e pagës për familjet e të prekurve.

    “Ela ishte shumë e mërzitur dhe tha dua ta dhuroj gjysmën e pagës mujore që merr tek ne. Unë i thashë nëse ti jep gjysmën, unë jap 10 paga për ty. Ndërsa, më tha, çka nëse unë e jam pagën e plotë? Unë i thash se do t’i jap 20 paga, dhe kështu edhe mbeti”, shprehet stomatologu Buzhala.

    Ndërsa vetë Ela tha: “Unë kam pasur dëshirë të jap pagën time për Shqipërinë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!