×
  • Lajme
  • Lajme

    Valon Murati: Ripërcaktimi i kufijve do të shënonte përmbylljen e kapitullit të konfliktit shqiptaro-serb

    Reporteri
    11 Dhjetor 2022 | 22:59

    Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se veriu vazhdon të jetë një barrë e rëndë për Kosovën.

    Murati ka deklaruar se qasja e deritashme e kryeministrit Kurti nuk ka zgjidhur asgjë në veriun e vendit.

    Ai thotë se qasja më e duhur është që në tavolinën e bisedimeve të shtrohet për zgjidhje edhe çështja e Kosovës Lindore.

    “Ripërcaktimi i kufijve do të shënonte përmbylljen e kapitullit të konfliktit shqiptaro-serb në Ballkan dhe besoj se do të shënonte fillimin e një epoke të re në këto marrëdhënie e në kuadër të tyre edhe të Kosovës me Serbinë”, ka thënë Murati pëe Epoka e Re.

    “Si zgjidhje përfundimtare, e cila Kosovën jo vetëm se do ta funksionalizonte në planin e brendshëm dhe atë të jashtëm, por do të hapte rrugën edhe për bashkimin në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, është ripërcaktimi i kufijve: pjesa ku shqiptarët janë shumicë dhe kanë vazhdimësi territoriale në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë të bashkohen me Kosovën, pjesa ku serbët janë shumicë dhe kanë vazhdimësi territoriale në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan të bashkohen me Serbinë”, ka deklaruar Murati.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!