×
  • Lajme
  • Lajme

    Varfëri e madhe në Drenicë, qytetarët hyjnë në borxh edhe në barnatore

    Reporteri
    14 Gusht 2019 | 21:03

    Banorët e Drenicës nuk po kanë pare as për barna, po i marrin ato borxh nëpër barnatoret e qytetit, raporton T7.


    Farmacisti Ilmi Jonuzi, nga Skenderaj, i ka shënuar nëpër fletore emrat e borxhlinjve në barnatoren e tij.

    Janë shumë pacientë që kanë marrë barna pa paguar për shkak se nuk kanë para. Ka raste kur borxhi arrin qindra euro.

    Farmacisti nga Skenderaj thotë se nuk mund t’i kthejë klientët pa u dhënë ilaçe, edhe kur ata nuk kanë para.

    Jonuzi tregon barnat për të cilat më së shumti kanë nevojë të sëmurët.

    E njëjta gjendje është edhe në barnatoret e tjera të qytetit. Por, është një farmaciste që nuk u jep borxh. E për këtë vendim ajo ka një arsye.

    Kjo gjendje në Skenderaj ka prekur një mërgimtar nga kjo komunë, i cili i ka shlyer borxhin njërit prej hallexhinjve.

    Por, ka shumë që hyjnë borxh në barnatore dhe nuk kanë mundësi të paguajnë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!