Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Oliver Varhelyi, ka dënuar sulmin e sotëm ndaj Policisë së Kosovës ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe dy të tjerë u lënduan.
“Dënoj fuqishëm sulmin kundër Policisë së Kosovës në veri të Kosovës. Dhuna duhet të ndalet menjëherë”.
Ai ka ngushëlluar familjen e policit të vrarë, derisa tha se e mbështesin punën e EULEX-it dhe KFOR-it në terren.
“I dërgoj ngushëllimet më të thella familjes së policit që vdiq sot paradite dhe u uroj shërim të shpejtë të plagosurve. Ne mbështesim punën e EULEX dhe KFOR-it në terren pasi bëjmë thirrje për hetim të plotë”.