×
  • Lajme
  • Lajme

    Varroset kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës, pamje nga varrimi

    Reporteri
    10 Shtator 2021 | 15:13

    Është varrosur zyrtari i PDK’së, Astrit Ademaj, i cili u vra mbrëmjen e së mërkurës në Pejë.


    Në media është publikuar edhe një fotografi nga ceremonia e varrimit.

    Në fotografitë e publikuara, shihet se numri i personave që kanë marrë pjesë në varrim është goxha i madh.

    Ndryshe, përveç Astrit Ademajt, të mërkurën në Pejë mbeti i vdekur edhe ish-bashkëpartiaku i tij, Blerand Kadriaj.

    Ademaj dhe Kadriaj dyshohet se u gjuajtën me armë mes vete, duke pësuar lëndime vdekjeprurëse kryesisht në pjesën e gjoksit dhe barkut. I plagosur ka mbetur edhe vëllai i Astrit Ademajt, Avniu, i cili pas trajtimit mjekësor është prangosur dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!